Bardhi kërkon mbledhje për Ballukun pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Bardhi: Peleshi të mbledhë të hënën Këshillin e Mandateve për Ballukun

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi u shpreh se “alibitë tashmë kanë rënë” dhe, sipas tij, kryeministri Rama u rrëzua në pretendimin e tij për të bllokuar drejtësinë.

Po ashtu, Bardhi i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit të njoftojë menjëherë mbledhje urgjente të hënën të Këshillit të Mandateve dhe të përfshijë të enjten në seancën plenare kërkesën për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit të Ballukut.

“Alibitë tashmë kanë rënë! Edi Rama u rrëzua në pretendimin e tij për të bllokuar drejtësinë. Njëlloj do të rrëzohet kushdo që pengon drejtësinë. I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit të njoftojë menjëherë mbledhje urgjente të hënën të Këshillit të Mandateve dhe përfshirjen të enjten në seancë plenare të kërkesës për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit për ish-Zëvendëskryeministren dhe ish-ministren Belinda Balluku. Kuvendi nuk mund të mbajë peshën e përgjegjësisë për vonesën e paprecedent të shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë dhe për pengimin e drejtësisë”, shkruan Bardhi.

Scroll to Top