Bardhi kundërpërgjigjet Ramës: 500 mijë votues nuk janë “hale”

VIDEO/ Bardhi i përgjigjet Ramës: Mbi 500 mijë votues nuk janë “hale”

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i është kundërpërgjigjur deklaratave të Kryeministrit Edi Rama. Rama, gjatë Asamblesë së Zgjeruar të PS-së në njësinë 7, kishte deklaruar se PD është një “hale” dhe jo parti.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bardhi u shpreh se mbi 500 mijë votues nuk janë “hale”, por janë qytetarë të cilët e kuptojnë që në krye të qeverisë është dikush që i vjedh çdo ditë.

Bardhi theksoi se ky lloj komunikimi nga ana e Edi Ramës nuk është gjuhë politike, por është gjuhë urrejtjeje, për të cilën ai shpreh neveri.

Ai vijoi duke thënë: “Për dikë që e ka kokën te korrupsioni dhe po e helmon Shqipërinë, gjithçka dhe kushdo i duket si ‘hale’. Turp!”

Scroll to Top