Bardhi: Rama, Balluku nuk shpëtojnë nga SPAK

Bardhi: Intimidimet ndaj SPAK nuk e shpëtojnë dot Ramën e Ballukun

Gazment Bardhi deklaron se asnjë intimidim ndaj SPAK nuk mund t’i shpëtojë nga përgjegjësia para ligjit Edi Ramën dhe të korruptuarit e tij, Belinda dhe Linda.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Pasi kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, duke e kthyer qeverinë në një zyrë avokatie për të pandehurën, si dhe pasi prej gjashtë javësh zvarrit kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e së njëjtës, ky është sulmi i radhës i Edi Ramës në luftën që tashmë i ka shpallur publikisht sistemit të drejtësisë dhe Prokurorisë së Posaçme.

Por, përpjekja e Edi Ramës për të intimiduar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nëpërmjet “inspektimeve të deputetëve”, ka hasur në refuzimin e prerë nga SPAK. Kjo e fundit i konsideron të ashtuquajturat “vizita monitoruese” si kundërshtim me ligjin dhe cenim të pavarësisë kushtetuese të institucionit.

E ka të kotë! Asnjë intimidim ndaj SPAK nuk mund t’i shpëtojë nga përgjegjësia para ligjit Edi Ramën, Belindën dhe Linda-n e tij të korruptuar.

Scroll to Top