Bardhi: Rama frikë nga Balluku, peng i aferave

Gaz Bardhi shpjegon pse Rama nuk e shkarkon Ballukun

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një reagim në rrjetet sociale ka deklaruar se zv.kryeministrja Belinda Balluku e mban peng kryeministrin Edi Rama për shkak të aferave korruptive.

“Pra, praktikisht është njeriu më i pushtetshëm sot në Shqipëri! Prandaj Edi Rama e ka frikë dhe nuk guxon ta shkarkojë! Ajo e mban peng Edi Ramën me pushtetin që vetë ai i ka dhënë për të kryer aferat korruptive më të mëdha në historinë e Shqipërisë,” shkruan Bardhi mes të tjerash në Facebook.

Më tej, Bardhi rendit pozicionet dhe titujt e Belinda Ballukut:

  • Zëvendëskryeministre
  • Ministre e Energjisë, Infrastrukturës dhe Transportit
  • Deputete
  • Drejtuese Politike e qarkut Fier
  • Drejtuese Politike e qarkut Tiranë
  • Anëtare e një fisi
  • E pandehur nga SPAK për abuzim madhor me tenderin 190 milionë euro.

“Pra, praktikisht është njeriu më i pushtetshëm sot në Shqipëri! Prandaj Edi Rama e ka frikë dhe nuk guxon ta shkarkojë! Ajo e mban peng Edi Ramën me pushtetin që vetë ai i ka dhënë për të kryer aferat korruptive më të mëdha në historinë e Shqipërisë,” thekson Bardhi.

Ai shtoi se Shqipëria “Europiane” me një Zëvendëskryeministër të pandehur për abuzime me tendera publik, në të paktën 50 milionë euro të vjedhura, është rruga e duhur për tu bashkuar me Afrikën, duke nënshkruar me slogani “Drejt Shqipërisë 2030 në AFRIKË!”.

Scroll to Top