Hën. Dhj 17th, 2018

Basha: Kauza e studentëve e drejtë, i mbështesim

TIRANË,8 dhjetor /ATSH- I. Vata/ – “Ne do t’i mbështesim studentët si prindër, sepse kauza e tyre është e drejtë, pasi ato janë mrekullia e dhjetorit”, – deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasditen e stome në mbështetje të banorëve të “Astirit”.

Në fjalën e tij, Basha tha se “ky nuk është një projekt vjedhje, por një projekt për pastrim ndërkombëtar parash. Kishin bërë gati konton bankarë për t’i çuar parat në SHBA dhe autoritetet amerikane kane nisur një hetim, po prokuroria shqiptare ku është?”

Basha tha se po mbahen në burg banorë ndërsa për të korruptuarit e projektit të “Unazës së Re” s’ka nisur asnjë hetim.

“Pse i mbajnë akoma në burg banorët e Unazës? Pse nuk fillon hetimi për personat që kanë nisur këtë skenë korruptive? Prandaj duhet të anulohen projektet për të tre lotet, ndaj protesta e tyre vazhdon dhe PD vazhdon t’i mbështes” – tha ai.

Basha shtoi se “ne do jemi këtu, se këtu ka filluar të dalë e vërteta, pse nuk ka para për Arsimin e Lartë”.

“Pse nuk ka para për konviktet dhe studentët jetojnë në kushte mizerabël. Studentët që ka katër ditë që rrinë aty e kanë kuptuar këtë. Lindita Nikolla vazhdon përpjekjet t’i përçajë, por ata janë aty jo vetëm për bordet në universitete, por kanë kuptuar se arsimi ka degraduar. Para që duhet të shkonin për studentët, shkojnë në projekte korruptive”, – tha Basha.

Basha theksoi se “studentët janë mrekullia e këtij dhjetori dhe ata e kanë kuptim helmin e përçarjes”.

“Ata janë përpjekur të na akuzojnë, por ne thjeshtë mbështesim studentët si prindër, sepse kauza e tyre është e drejtë. Kauza e tyre tregon se duhet shembur ky sistem arsimor. Ndaj i mbështesim studentët, çelësi i suksesit është bashkimi i shqiptarëve. Sot kamë marrë mbështetje nga pronarët, bizneset,  të përndjekurit banorët e Unazës. Ky është sinjali që i japim Shqipërisë” – vijoj Basha.

Gjithashtu Basha tha se: “Ne do të paraqesim platformën tonë për Arsimin e Lartë, për rritjen e cilësisë së mësimdhënies sipas standardeve europiane. Ne do anulojmë ligjin për Arsimin e Lartë.Do kemi investime në konvikte dhe ne kemi një zgjidhje konkrete. E vërteta e protestës së studentëve është se ka degjeneruar arsimi shëndetësia”, – përfundoi Basha. e.caushi/

Kategori