Pre. Dhj 14th, 2018

Basha me gazetarët: Zëri në audio-përgjim është i Agron Xhafës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se krimi në Shqipëri është më i fortë se kurrë dhe kontrollon territorin dhe ekonominë.

Në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu, Basha deklaroi se gjendja e rendit është një emergjencë kombëtare.

“Kemi përplasje me armë në mes të qyteteve tona dhe krimi kontrollon pushtetin politik”, tha Basha.

Kur u pyet për audio-përgjimin, Basha theksoi se videoja nuk është e manipuluar. “Regjistrimi është i vërtetë dhe zëri është i Agron Xhafajt”, tha Basha.

Më parë, Basha theksoi se “ngjarja e denoncuar nga Nuhu është vetëm maja e ajsbergut”.

“Viktimës (Xhisielës) i është bërë presion dhe tani përqafon përdhunuesin duke akuzuar opozitën”, tha Basha.

“Ngjarja në bllok është zbuluar se është përplasje për pazare droge. Ish-blloku është kthyer në një zonë ku rrinë bashkë banditë dhe politikanë”, shtoi Basha, duke iu referuar përplasjes me armë të para disa ditëve që përfundoi me një të vrarë dhe dy të plagosur.

InfoPasqyra/tch

Kategori