“E di që ju ka marrë malli”, Basha flet për mediat pas daljes nga SPAK
Lulzim Basha ka lënë ambientet e SPAK, një orë pasi hyri në Prokurorinë e Posaçme. Ish-kreu i Partisë Demokratike u shpreh për gazetarët se ishte thirrur këtë të enjte në SPAK si person në dijeni për një nga çështjet nën hetim.
“Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje në hetim”, tha Basha.
I pyetur nëse bëhet fjalë për dosjen e “21 Janarit”, ish-kryedemokrati tha: “Informacionin se për cilën çështje jam thirrur ju lutem ta merrni drejtpërdrejtë nga institucioni sepse ligjërisht dua të respektoj sekretin hetimor. Këto ishin gjithçka që kisha për të deklaruar për këtë çështje.
Për të tjerat, e di që ju ka marrë malli për konferencë për shtyp, por do të prisni edhe pak.”
