Enj. Nën 22nd, 2018

Basha: Shpresë për shqiptarët, PD program ekonomik me gjermanët e CDU-së

Në tryezën për programin ekonomik, me fokus tek çështjet e infrastrukturës, energjisë dhe dixhitalizimit, të zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike, kreu i opozitës Lulzim Basha, në prani edhe të dr.Martin Henze, Kryetar i Komisionit të Transportit në Këshillin Ekonomik të CDU-së, u shpreh se CDU ka tek PD një partner të besueshëm dhe të vendosur, që I qëndron parimeve të demokracisë, shtetit ligjor dhe konkurencës së lirë.

“Ditën e parë që do të marrim besimin për të qeverisur vendin, do ta përdorim këtë dorë që na shtrihet nga Gjermania mike për të nisur sa më parë transformimin e vendit, për t’i dhënë Shqipërisë zhvillimin dhe shqiptarëve shpresën”, u shpreh Basha.

InfoPasqyra/tch

Kategori