Mar. Nën 20th, 2018

Basha: Vetingu për politikanët, si ai për prokurorët dhe gjyqtarët

TIRANË, 7 Shtator . – Partia Demokratike ka gati pr/ligjin me amendamentet për vetingun e politikanëve, që janë njesoj si për vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe tani është radha e mazhorancës të tregojë veten nëse do ta votojë apo jo!

Kryetari i PD, Lulzim Basha, deklaroi sot në një bashkëbisedim me gazetarët se, situata kriminale në vend ka vërtetuar të gjitha paralajmërimet e Partisë Demokratike, bërë deri më sot.

I pyetur se nëse do të bashkëpunoje me Ramën, pasi ky i fundit e pranoi propozimin për Vetingun e politikaneve, Basha tha se, “Ky ligj është negociuar njëherë. Gjuha e ligjit është njësoj si për gjyqtarët dhe prokurorët dhe negociatat bëhen për një tekst të dakortësuar. Kjo, ose vonohet ose refuzohet. Opozita ka marrë një vendim në Elbasan për ta votuar. Ramën pyeteni nëse do ta votojë apo do ta pengojë”.

“Propozimi për Vetingun e politikanëve është njësoj si për gjyqtarët dhe prokurorët e madje edhe për policët. Propozimi është depozituar. Ne do të shkojmë për ta votuar. Ramën pyeteni nëse do ta votojë pro apo kundër”, theksoi Basha.

“Është atentat ndaj demokracisë që sot kemi politikanë të lidhur me krimin. Çyrben e Xhafajn. Në parlament Ballën. Në krye të Elbasanit, Sejdinin. Në Durrës, Dakon. Për këtë ka vetëm një zgjidhje, vetting i politikanëve”, tha Basha.

“Ligji që sapo kemi dorëzuar në Kuvend është i thjeshtë dhe i qartë. Ministri i policisë mos ketë lidhje me krimin. Kryeministri mos ketë lidhje me krimin. Ngjarja tronditëse dje në Memaliaj tregoi se shteti ka rënë. Shqipëria qeveriset nga banditët dhe bosët e krimit të organizuar. Vetingu shërben për t’i dhënë fund bashkëqeverisjes së Ramës me krimin. Ligji është negociuar një herë”, theksoi Basha.

“Gjuha e ligjit është identike, e njëjta që është votuar për gjyqtarët e prokurorët. E kemi bërë dakordësimin, çfarë kemi propozuar shtohen subjektet, pra të përfshihen politikanët. Ne do e votojmë pro. Ramën pyeteni nëse do e votojë por apo jo. Ai ka vetëm një detyrë të mos e bllokojë’, tha Basha.

“Së bashku me vettingun është i nevojshëm edhe një aksion popullor”, shtoi Basha.

/gj.mima/j.p/

Kategori