Mër. Dhj 12th, 2018

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, Balla: Italia avokate e Shqipërisë për anëtarësimin ne BE

TIRANË,8 gusht/ATSH- I. Vata/ – TIRANË, 8 gusht/ATSH/ – Kryetari i Grupit Parlamentarë i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se Italia vazhdon të jetë një avokate e aspiratës së Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Isha i ftuar nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Aldo Moro” të Barit ku mu dha mundësia të diskutoja dhe të takoja personalitete të rëndësishme akademike dhe të diskutonim mbi një sërë çështjesh të rëndësishme të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë, në mënyrë të veçantë mes Shqipërisë dhe Rajonit të Pulias”, shprehet Balla.

Po ashtu Balla shton se “një aspekt i rëndësishëm i diskutimeve ishte ecuria e deritanishme e programit të financuar nga Bashkimi Europin “Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi”, një program bashkëpunimi trilateral. Ky program është hartuar në kuadër të strategjisë së Bashkimit Evropian për një zhvillim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm. Programi IPA synon të ndihmojë vendet pjesëmarrëse në ndjekjen e qëllimeve të tyre, si forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar në Mesdhe, me qëllim të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi në Bashkimin Europian”.

Balla vendos theksin te bashkëpunimi tripalësh, ku pohon se Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mal i Zi” synon intensifikimin e bashkëpunimit, duke adresuar sfidat e përbashkëta duke u fokusuar në mbështetjen e bashkëpunimit dhe të konkurueshmërisë së sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme; shftytëzimin e kapaciteteve kulturore dhe natyrale në dobi të turizmi; mbrojtja e mjedisit; dhe përmirësimi i infrastrukturave publike me qëllim rritjen e aksesit ndërkufitar.

I ftuar në një intervistë në edicionin qendror të lajmeve të “Telebari”, Balla  ka vendosur theksin te forcimi i mëtejshëm ekonomik mes Shqipërisë dhe Italisë, e veçanërisht te rritja e bashkëpunimit me rajonin e Pulias.

“Duhet të bëjmë më shumë për rritjen e këtij bashkëpunimi duke u përshtatur me tendencat e zhvillimeve rajonale dhe globale. Përmes korridorit të tetë,  Puglia dhe Italia mund të shfrytëzojnë më mirë tregjet e Ballkanit dhe më tej. Jo vetëm Shqipëria përfiton nga bashkëpunimi me Pulian por edhe Pulia përfiton mjaft nga Shqipëria apo vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat janë një mundësi e mirë për t’u shfrytëzuar dhe në këtë kontekst duhen shfrytëzuar më mirë fondet europiane”, tha ai.

Në vijim Balla shton se” do të vendosja theksin mënyrë të veçantë tek komunikimi me sipërmarrjet italiane, për të cilat Shqipëria është një mundësi e mirë investimi dhe ne kemi sot shumë histori suksesi sipërmarrësish puliezë në Shqipëri. Një sektor shumë atraktiv është investimi në turizëm. Këtë vit janë me mijëra pushuesit italianë dhe puliezë që kanë zgjedhur Shqipërinë. Çdo vit numri është në rritje. Prandaj në takim me Presidentin e Federalberghi diskutuam edhe për projekte bashkëpunimi për shkollat profesionale me drejtim turizmin”.

Balla më tej është shprehur se duhet të kemi më shumë projekte mes dy vendeve, ku edhe Italia duhet të jetë më aktive, për të forcuar edhe më tej marrëdhënien e ngushtë mes dy vendeve tona.

“Shqipëria dhe Italia kanë patur dhe kanë një raport mjaft të mirë bashkëpunimi dhe ndaj bindjen se edhe Qeveria e re italiane po vazhdon të jetë një avokate e aspiratës së Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Konfirmim i këtij qëndrimi është roli i Italisë në Këshillin Europian të fund-qershorit ku Shqipëria mori datën e fillimit të negociatave” ka theksuar Balla./e.caushi/

Kategori