Die. Gus 19th, 2018

Bashkitë pjesë e programit “100 Fshatra”

TIRANË, 20 Korrik /ATSH-Gjergji Mima/ Bashkitë do të jenë pjesë e programit “100 Fshatra” vetëm 6 muaj.

Koordinatorja Kombëtare e Programit “100 Fshatra’, Elva Margariti gjatë takimit mes kryeministrit Rama dhe përfaqësuesve të bashkive, tha se, bashkitë nuk do të jenë të përfshira në këtë projekt vetëm këto 6 muaj.

“Ky është një projekt që do të zgjasë gjatë. Ky është një projekt, i cili tashmë ka filluar hapat e shpejtë dhe do të eci më shpejt për shkak të evidentimit të investimeve konkrete dhe të potencialeve konkrete dhe të aktorëve të cilët kanë shprehur interesin për fshatrat. Por ky bashkëveprim do të vazhdojë sepse vetëm në këtë lloj mënyre në momentin që ne do të kemi arritur të marrim informacionet prej Akademisë dhe t’i kemi ripërcjellë ato tek ju dhe të kemi filluar ndërkohë të kemi ngritur ekipin në brendësi të bashkive, të cilët do të vazhdojnë të jenë pjesë e programit. Atëherë Akademia do të ketë mundësinë që t’ju mbështesë akoma më tepër dhe pas këtyre 6 muajve për hartimin konkret të projekteve, të cilat duhet të jenë jo vetëm projekt-zbatim, por duhet të jenë mbi të gjitha projekte të një zhvillimi shumë afatgjatë. Projekte të zhvillimit të kapitalit njerëzor”, u shpreh ajo.

“Ne kemi nevojë për përmirësimin e infrastrukturës, por gjithashtu dhe për ndriçimin, për sinjalistikën, për menaxhimin e mbetjeve, për sistemimin e kanalizimeve të ujërave të zeza, për të cilat kemi identifikuar në një databaze informacione të sakta, por të cilat janë ende në fazën e analizës më të thellë, sepse vë re që nevojat shtohen ndonjëherë edhe pa kriterin e vizionit final. Të gjithë thoni kemi nevojë për rrugë apo ujësjellës, por nga një filtrim i shpejtë i informacionit vëmë re që këto nevoja mund të kenë qenë edhe pak të përgjithësuara”, tha Margariti. /a.g/

Turizëm – Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kategori