Mër. Tet 17th, 2018

Bastet sportive- Nga 1 janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen

TIRANË, 9 tetor.- Kryeministri Edi Rama duke e cilësuar një lajm që të gjitha familjet shqiptare e presin me kënaqësi, atë të ndryshimit për ligjin e Lojërave të Fatit, theksoi se “ndryshimi sotëm përfshin dhe bastet sportive. Në territorin e Republikës së Shqipërisë nga 1 janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen për baste”.

Në një konferencë për shtyp, kryeministri Rama tha se “përtej argumenteve të biznesit të të punësuarve të të ardhurave , të cilat për hir të së vërtetës janë dyfishuar në raport me të shkuarën, 54 milionë dollarë nga rritja e formalitetit dhe taksat përmes formalizimit, pavarësisht se 40 kompani kishte në të shkuarën dhe mblidheshin gjysma e taksave , tani ka 20 dhe mblidhen dyfishi i taksave”.

“Ashtu siç është përcaktuar në ligjin ekzistues nuk do të ngrihet më asnjë qepen i kazinove elektronike në asnjë zonë të banuar në 28 mijë km katror tokë të Republikës së Shqipërisë”, nënvizoi Rama.

Sipas ligjit, vijoi ai, duke nisur nga 31 dhjetor do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë elektronike. Ndryshimi sotëm përfshin dhe bastet sportive, si dhe çdo lloj basti për çdo garë të ashtuquajtur në pistë, me kuaj, qenë apo me çdo lloj skllavi të faunës shqiptare”.

“Po punohet për regjimin e ri të licencimit dhe kontrollit të kësaj veprimtarie në distancë, nëpërmjet internetit dhe brenda këtij afati 31 dhjetorit ne do të kemi një regjim të ri gati”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se “për ata që po synojnë ta çajnë rrethimin, vijoi Rama, për ligjin ekzistues me metodat që e çan koalicionin qeverisës kur u shty mbyllja e këtij aktiviteti , marrëzi kombëtare sqaroj edhe një gjë tjetër se Lotaria Kombëtare nuk do të ketë asnjë element të kazioneve elektronike, ose siç njihen në gjuhën zyrtare VLT. Duke qenë se Llotaria Kombëtare është një koncesion i bërë në të shkuarën dhe bazohet në një ligj të veçantë”.

/k.s/ /a.g/

Kategori