Batuta Trump për Pearl Harbor ngre pikëpyetje

Batuta e Trump me kryeministren japoneze ngre pikëpyetje: Pse nuk më paralajmërove për Pearl Harbor?

Një moment i veçantë gjatë takimit të sotëm në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministres japoneze Sanae Takaichi ka tërhequr vëmendjen. Trump bëri një batutë në lidhje me sulmin në Pearl Harbor, një ngjarje historike ku Perandoria Japoneze sulmoi flotën amerikane në Hawaii gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke shkaktuar më shumë se 2,400 viktima amerikane.

Kjo vërejtje u bë pasi Trump u pyet në lidhje me arsyejnë pse Shtetet e Bashkuara nuk i njoftuan paraprakisht aleatët e tyre në Evropë dhe Azi përpara se të fillonin sulmet kundër Iranit. Presidenti amerikan u shpreh para gazetarëve se “donim një surprizë”.

Më pas, duke iu drejtuar Takaichi, ai shtoi: “Kush i kupton më mirë surprizat sesa Japonia? Pse nuk më tregove për Pearl Harbor?”.

Scroll to Top