BE: 40.000 të rinj udhëtojnë falas për 40-vjetorin e Shengen

BE feston 40-vjetorin e Zonës Shengen me bileta falas për të rinjtë

Komisioni Evropian ka njoftuar një fazë të re të nismës së saj “DiscoverEU”, e cila përkujton 40-vjetorin e Zonës Shengen. Kjo iniciativë do t’u ofrojë 40,000 të rinjve mundësinë të udhëtojnë falas në të gjithë kontinentin.

Kjo u bë e ditur nga përfaqësuesja zyrtare e Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel, Anna-Kaisa Itkonen.

Të rinjtë e lindur në vitin 2007 mund të aplikojnë duke plotësuar një test të shkurtër online rreth BE-së në Portalin Evropian të të Rinjve. Fituesit jo vetëm që do të fitojnë bileta udhëtimi, por edhe karta zbritjeje për transport, akomodim, ushqim dhe ngjarje kulturore në 36 vende.

Procesi i aplikimit do të jetë i hapur deri më 13 nëntor.

Scroll to Top