BE ashpërson ligjet e azilit për Shqipërinë e Kosovën

Bashkimi Europian ashpërson ligjet e azilit, me një fokus të veçantë për Shqipërinë dhe Kosovën.

Bashkimi Europian ka vendosur të ashpërsojë ligjet e azilit, duke prezantuar një listë të vendeve të sigurta të origjinës, e cila do të zbatohet në të gjithë territorin e BE-së. Shumica e eurodeputetëve votuan pro kësaj mase.

Sipas rregullores së re, Kosova, Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia konsiderohen vende të sigurta. Ky klasifikim do të bëjë që kërkesat për azil nga shtetasit e këtyre vendeve të përpunohen më shpejt.

Në parim, edhe vendet kandidate për anëtarësim në BE do të klasifikohen si vende të sigurta origjine. Megjithatë, do të ketë përjashtime për vendet që përjetojnë luftëra ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Qëllimi kryesor i kësaj rregulloreje është standardizimi dhe shkurtimi i procedurave të azilit brenda Bashkimit Europian.

Procedura më të shkurtra azili dhe ndryshime për azilkërkuesit

Me hyrjen në fuqi të këtij klasifikimi, do të ndryshojnë edhe kushtet për azilkërkuesit nga vendet e përfshira në listë. Procedurat jo vetëm që do të shkurtohen, por barra e provës do të bjerë më shumë mbi azilkërkuesit. Gjithashtu, mund të kufizohet edhe qasja në tregun e punës.

39 organizata dhe grupe të të drejtave të njeriut, përfshirë Pro Asyl dhe SOS Humanity, e kanë kritikuar rregulloren e re. Sipas tyre, ajo nuk ofron lehtësi për dëbimin e azilkërkuesve, pasi kjo ishte e mundur edhe më parë. Megjithatë, rregullorja kufizon të drejtat e azilkërkuesve nga vendet e listuara, veçanërisht sa i përket qasjes në tregun e punës, çka konsiderohet problematike nga këndv perspective e politikave të integrimit.

Rregullorja është pjesë e paketës së BE-së për migracionin dhe azilin, e cila pritet të hyjë në fuqi në qershor 2026.

Scroll to Top