BE nuk ka ndërmend të ndalojë furnizimin me gaz rus për Serbinë
Komisioni Evropian nuk ka ndërmend të ndalojë furnizimin me gaz rus drejt Serbisë. Ky qëndrim u deklarua nga Komisionerja e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Marta Kos, gjatë një fjalimi në Parlamentin Evropian.
Sipas saj, ditën e djeshme, Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi qëndrimin e tij mbi planin “RePowerEU”, i cili përfshin një ndalim të plotë të blerjes së gazit rus nga shtetet anëtare nga viti 2028.
“Ky vendim nuk do të thotë që vendet e BE-së do të duhet të ndalojnë tranzitin e gazit rus drejt vendeve të treta, për shembull, Serbisë”, sqaroi Kos.
Komisionerja shtoi se BE mbështet integrimin maksimal të Serbisë në tregun evropian të energjisë, duke i bërë thirrje vendit të diversifikojë furnizimet e saj duke importuar gaz nga Evropa.
