Delegacioni i BE-së reagon për përmbytjet: Gati të mbështesim popullin shqiptar
Delegacioni i Bashkimit Evropian deklaron se po e ndjek me shqetësim situatën e përmbytjeve në disa rajone të Shqipërisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Delegacioni njofton se Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare. Po ashtu, po shpërndahen informacione dhe pamje nga sateliti Copernicus.
Me anë të një njoftimi në rrjetin X, delegacioni është shprehur se, së bashku me Shtetet Anëtare, BE është e gatshme të mbështesë popullin shqiptar në përballimin e kushteve atmosferike ekstreme, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Unionit.
