BE i vë gjobë platformës “X”! Rubio reagon: Sulm ndaj popullit amerikan!
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi të martën se gjoba e Bashkimit Evropian ndaj platformës sociale “X” të Elon Musk është një “sulm ndaj popullit amerikan nga qeveritë e huaja”.
“Gjoba prej 140 milionë dollarësh, e vendosur nga Komisioni Evropian, nuk është vetëm një sulm ndaj Platformës X, por një sulm ndaj të gjitha platformave teknologjike amerikane dhe popullit amerikan nga qeveritë e huaja,” tha Rubio në një postim në llogarinë e tij në Twitter.
“Epoka e censurës ndaj amerikanëve në internet ka mbaruar,” shtoi ai.
Komisioni Evropian ka gjobitur platformën “X” me 120 milionë euro për shkelje të detyrimeve të transparencës sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA). Shkeljet përfshijnë:
- Dizajnin mashtrues të “distinktit blu”.
- Mungesën e transparencës në depozitën e reklamave.
- Dështimin për të ofruar akses në të dhënat publike për studiuesit.
Sipas arsyetimit të vendimit, përdorimi i “distinktit blu” për “llogari të verifikuara” mashtron përdoruesit, pasi kushdo mund të paguajë për të marrë statusin “i verifikuar” pa që kompania të verifikojë në të vërtetë kush qëndron pas llogarisë. Kjo e bën të vështirë për përdoruesit të gjykojnë vërtetësinë e llogarive dhe përmbajtjes me të cilën ata ndërveprojnë.
“Ky mashtrim i ekspozon përdoruesit ndaj manipulimeve, duke përfshirë imitimin, si dhe forma të tjera të manipulimit nga aktorë keqdashës,” thuhet në njoftimin e Komisionit. Ai sqaron se, megjithëse Akti i Shërbimeve Dixhitale nuk kërkon verifikim të detyrueshëm të përdoruesit, ai ndalon shprehimisht platformat të pretendojnë në mënyrë të rreme se një përdorues është verifikuar kur kjo nuk ka ndodhur.
