Hakan Fidan: Bashkimi Evropian mbetet i paplotë pa Turqinë
Bashkimi Evropian (BE) konsiderohet i paplotë pa përfshirjen e Turqisë. Ky qëndrim u shpreh nga Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, gjatë një konference të përbashkët për shtyp pas takimit me homologen e tij finlandeze, Elina Valtonen, në Helsinki.
“Ne besojmë se Bashkimi Evropian, një nga shembujt më të mirë të integrimit rajonal, do të ishte i paplotë pa Turqinë – veçanërisht në kontekstin e ri. Njëkohësisht, edhe Turqia do të kishte një pozicion të paplotë në rajon pa BE-në”, theksoi ai.
Ministri Fidan vuri në dukje se Presidenti Rexhep Tajip Erdogan jep sinjale të rëndësishme dhe percakton drejtimin e politikës së jashtme pas çdo suksesi zgjedhor. “Edhe pas zgjedhjeve presidenciale të majit 2023, Presidenti ynë konfirmoi vendosmërinë se rruga dhe orientimi strategjik i Turqisë drejt Bashkimit Evropian nuk kanë ndryshuar dhe se qëllimi i anëtarësimit mbetet i vlefshëm.”
