BE inkurajon reformën zgjedhore në Shqipëri
Zgjedhjet lokale të 9 nëntorit: Gonzato u bën thirrje forcave politike
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka dërguar sot një mesazh të qartë drejtuar forcave politike në vend. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në kuadër të reformës zgjedhore dhe përmbushjes së “detyrave të shtëpisë” për procesin e integrimit europian.
Gjatë një aktiviteti publik, Gonzato nënvizoi se Bashkimi Europian inkurajon një proces gjithëpërfshirës dhe transparent, ku përfshihen të gjitha forcat politike dhe institucionet e angazhuara në përgatitjen e ndryshimeve zgjedhore.
“Të fuqizohet transparenca. Mbështesim KQZ-në në procesin e digjitalizimit. Digjitalizimi sjell edhe mundësi për manipulim. BE ka rregulla për transparencën e reklamave politike. Së shpejti do të ngrihet komisioni për reformën zgjedhore,” tha Gonzato.