Zelensky: BE na siguron ndihmë financiare për 2 vjet, duke përdorur asetet e ngrira ruse
Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky, ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të ofrojë ndihmë financiare për Kievin, duke përdorur të ardhurat nga asetet e ngrira ruse.
“Bashkimi Evropian ka siguruar se ndihma financiare për Ukrainën do të vazhdojë jo vetëm vitin e ardhshëm, por edhe deri në vitin 2027,” tha ai.
Zelensky theksoi se ky vendim ishte unanim. “Kemi marrë mbështetje politike në lidhje me asetet e ngrira ruse dhe përdorimin maksimal të tyre për t’u mbrojtur nga agresioni rus. Komisioni Evropian do të përpunojë të gjitha detajet e nevojshme,” shkroi ai në një postim në platformën “X”.
