Mër. Dhj 19th, 2018

BE mbështet Shqipërinë për axhendën dixhitale

TIRANË, 8 dhjetor. Bashkimi Europian do të mbështesë Shqipërinë që të jetë në një linjë me iniciativat e axhendës dixhitale.

Gjatë një vizite zyrtare në Sofje, Bullgari, Zv.kryeministrja Senida Mesi u prit në një takim nga Mariya Gabriel, Komisionere e Bashkimit Europian për Ekonominë Dixhitale dhe Shoqërinë.

Gjatë takimit, u nënvizuan hapat konkretë që duhet të ndërmerren në kuadër të axhendës dixhitale për Shqipërinë si pjesëmarrja e të rinjve në aftësimin dixhital, promovimi i start up-eve dhe siguria kibernetike.

“Komisionerja Gabriel më siguroi mbështetjen e pakursyer të BE-së në mënyrë që vendi ynë të jetë në një linjë me iniciativat e axhendës digjitale. Si qeveri shqiptare, jemi gjithmonë e më të vendosur për të sjellë rezultate konkrete në dobi të të rinjve dhe bizneseve”, tha Mesi.

/m.m/j.p/

Kategori