BE-ja ndan 2 milionë euro për të prekurit nga tërmeti në Kolumbi, ku raportohen mbi 250 viktima dhe mijëra të lënduar.
Bashkimi Evropian ka akorduar një fond prej 2 milionë eurosh për t’iu ardhur në ndihmë komuniteteve të dëmtuara nga tërmeti shkatërrues që goditi Kolumbinë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se këto fonde do të shkojnë për mbështetjen e zonave më të goditura. Paralelisht, ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë përpjekjet për të gjetur të mbijetuarit nën rrënoja.
“Ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, BE-ja po e mbështet Kolumbinë sa herë që është e mundur. Ne po vëmë në dispozicion dy milionë euro për të mbështetur komunitetet në zonat më të prekura”, theksoi von der Leyen përmes një postimi në rrjetin social X.
Ky asistencë vjen pas kërkesës së Kolumbisë për aktivizimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, çka ka mundësuar koordinimin e mbështetjes evropiane bazuar në nevojat e konstatuara në terren.
Bashkimi Evropian pritet të përshtatë më tej ndihmën e tij në përputhje me kërkesat e autoriteteve kolumbiane dhe zhvillimet e situatës pas tërmetit.
