Komisioni Europian reagon formalisht ndaj vendimit për Ballukun
Komisioni Europian ka reaguar pas votimit në Parlamentin e Shqipërisë, ku u rrëzua kërkesa për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Megjithatë, deklarata e Brukselit duket të jetë më shumë një reagim formal.
Pa përmendur drejtpërdrejt rastin konkret apo vendimin e mazhorancës, Bashkimi Europian u mjaftua me theksimin e rëndësisë së sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Deklarata e Komisionit Europian:
- BE-ja e ka ndjekur rezultatin e votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë.
- Angazhimi ndaj sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë me rëndësi të madhe për procesin e anëtarësimit në BE.
- Sigurimi i një mjedisi të favorshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
©LAPSI.AL
