Botaneutrale

BE Rikthen Misionin Vëzhgues në Rafah

Bashkimi Evropian do të rikthejë misionin vëzhgues në pikën kufitare mes Gazës dhe Egjiptit, ka njoftuar kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Kallas tha se garantimi i paqes në rajonin e Gazës do të jetë “jashtëzakonisht kompleks”, por theksoi se BE-ja është e gatshme të japë kontributin e saj.

“BE-ja është e gatshme ta bëjë pjesën e vet. Të mërkurën do ta rikthejmë misionin civil për të vëzhguar pikën kufitare mes Gazës dhe Egjiptit”, deklaroi ajo.

Lini një Përgjigje