Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar se meritat e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian janë të dukshme.
Von der Leyen shpjegoi se procesi i zgjerimit, duke u bazuar në merita, ndihmon në forcimin e demokracive në rajon.
“Ne të gjithë themi me të drejtë që fusha e zgjerimit zbatohet në bazë të meritave. Dhe këto merita janë të dukshme. Është një proces normal në grupin e kapitujve,” tha ajo.
Ajo shtoi se është impresionuese të shihet zhvillimi drejt BE, duke theksuar se këto reforma forcojnë demokracinë në vendet përkatëse dhe se kjo është vënë re si e suksesshme në Shqipëri.
Von der Leyen theksoi se edhe plani i rritjes po funksionon shumë mirë dhe se ajo është thellësisht e impresionuar nga fryma dhe ambicia e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e BE deri në vitin 2027.