Mër. Sht 26th, 2018

Bebe Rexha: I dashuroj të pasmet e mia të mëdha

<!– GazetaExpress E martë, 14 Gusht 2018 07:45–>

Këngtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është vendosur shpeshherë në qendër të mediave rozë për shkak të pasmeve të saj bombastike.

Disa fansa e kanë akuzuar se përdor photoshop ndërsa disa të tjerë e kanë vënë në qendër të kritikave për shkak se ka shtuar peshë. Por kjo gjë për Bebe Rexhën nuk përbën problem.

Ajo shprehet se i dashuron të pasmet e saj të mëdha dhe se është e lodhur nga njerëzit që flasin për peshën e saj. Këngëtarja u kërkoi fansave që ta duan për atë që është pasi nuk ka ndërmend të ndryshojë.

Bebe postoi një foto në “Instagram” ku në plan të parë janë të pasmet e saj dhe shkruan: “Janë reale, nuk janë photoshop. Kam fituar peshë sepse jam njeri dhe më pëlqen që të ha. Dhe kur ha të pasmet e mia zmadhohen akoma më shumë.

Por e dini çfarë? Mua më pëlqejnë të pasmet e mia të mëdha. Jo çdo këngëtare duket të ketë masën 0, të jetë e dobët dhe me pamje modelje.

Nëse kjo është ajo që doni nga unë atëherë nuk do e gjeni. Jam e lodhur nga njerëzit që flasin për peshën time.”

InfoPasqyra LajmiFundit

Kategori