Beckham “Kalorës”: Nderimi i Mbretit Charles III për legjendën e futbollit

Mbreti Charles III e Nderon David Beckham me Titullin “Kalorës”

Pas një karriere 21-vjeçare të mbushur me çmime, trofe dhe momente të paharrueshme, David Beckham është shpërblyer me një titull të lartë aristokratik, duke marrë nderimin e lakmuar që i mungonte: atë të “Kalorësit”. Nga sot e më tej, ai do të quhet Sir David!

Mbreti Charles III nderoi legjendën 50-vjeçare të futbollit anglez më 4 nëntor, për kontributin e tij në sport dhe bamirësi, në një ceremoni të mbajtur në Kështjellën Windsor. I veshur me një kostum të dizenjuar posaçërisht për këtë rast nga bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, ish-ylli i “Spice Girls”, ish-kapiteni i Anglisë u prit nga Mbreti Charles, i cili i dha këtë nder, duke vulosur kështu karrierën e tij si një nga futbollistët më të rëndësishëm të gjeneratës së tij.

Beckham u shoqërua nga prindërit e tij, Ted dhe Sandra, dhe bashkëshortja e tij, e cila zgjodhi një fustan të zi të ngushtë, të dizenjuar ekskluzivisht nga shtëpia e saj e modës. Ai dhe Victoria u martuan në vitin 1999 dhe kanë katër fëmijë së bashku: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.

Sir Kazuo Ishiguro dhe Dame Elaine Page ishin gjithashtu në mesin e artistëve të nderuar në të njëjtin aktivitet.

Udhëtimi i tij karrierës filloi në mënyrë modeste, në oborrin e shtëpisë së tij në Leytonstone, ku i riu David stërvitej pafundësisht me goditjet e lira nën mbikëqyrjen e të atit. Në vitin 1993, ai nënshkroi kontratë me Manchester United si adoleshent, duke i hapur rrugën një karriere të pasur me suksese brenda dhe jashtë fushës.

Beckham mbetet i vetmi futbollist britanik që ka fituar tituj ligash në katër vende të ndryshme. Me United, ai fitoi gjashtë tituj të Premier League, dy Kupa FA dhe ishte pjesë e tripletës historike në vitin 1999, kur skuadra e Sir Alex Ferguson mposhti Bayern Munich në finalen e Ligës së Kampionëve.

Në vitin 2003, ai u transferua te Real Madrid, së bashku me yje si Ronaldo dhe Zinedine Zidane. Edhe pse kaloi një periudhë pa fituar asnjë titull, ai më në fund fitoi La Liga në vitin 2007, pak para se të kalonte në Shtetet e Bashkuara, ku ndihmoi në forcimin e futbollit përmes pjesëmarrjes së tij në Los Angeles Galaxy, duke fituar dhjetë trofe. Ai e përfundoi karrierën e tij me Paris Saint-Germain në vitin 2013, duke fituar kampionatin e Ligue 1.

Ai ka luajtur 115 herë për Anglinë, 58 prej të cilave si kapiten, që nga debutimi i tij në vitin 1996 kundër Moldavisë.

Jashtë fushës, martesa e tij me stilisten e modës dhe ish-këngëtaren e Spice Girls, Victoria Beckham, në vitin 1999, çimentoi çiftin si një nga më të njohurit në botë. Në vitin 2024, ai u emërua ambasador për King’s Foundation, një organizatë edukative e themeluar në vitin 1990 nga vetë Charles.

Scroll to Top