Pre. Sht 21st, 2018

Belgjika me fat në gjysmëfinale? Gazetari: Një episod ndryshon gjithçka

Në futboll shumë thonë se fati është një ndër faktorët që të çon në fitimin e një ndeshje, por nuk mungojnë as mendimet e kundërta. Madje shpesh kemi dëgjuar që fati është me më të fortin, por si përfundim ende nuk ka një përgjigjje të saktë.

Rreth kësaj teme foli sonte Dritan Lundra, gazetar sportiv i ftuar në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”. Lundra mori si referencë çerekfinalen mes Brazilit dhe Belgjikës.

“Një gol apo një fitore të ndryshon të gjithë ecurinë në një kampionat Botëror.

Brazilin duket sikur po e kryqëzojmë, por nëse do jepej penalltia e Gabriel Jesus apo një nga ato shumë raste do të realizohej atëherë do të flisnin ndryshe sot. Me kap fat ‘seleçao’ do të ishte në gjysmëfinale.

Gjithsesi mendoj se Belgjika e meritoi. Kjo skuadër mori një hov për të vijuar më tej në përmbysjen e jashtëzakonshme kundër Japonisë.”

(InfoPasqyra/BW)

Kategori