Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut, ish-zv/kryeministres së akuzuar nga SPAK nuk i lejohet dalja jashtë shtetit
Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku për masën e caktuar ndaj saj, atë të “ndalim të daljes jashtë shtetit”. Gjyqtari Ilir Panda vendosi të mos ia kthejë pasaportën zonjës Balluku, e cila është bllokuar që prej datës 19 nëntor me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Belinda Balluku është përballur me akuzën e shkeljes së barazisë në tenderë. Ajo është person nën hetim edhe për 7 lotet e projektit “Unaza e Madhe” dhe dyshohet për përfshirje në 3 tenderë të tjerë.
