Belinda Balluku nën hetim SPAK, situata energjetike dhe dilemat

Prokurori Dritan Prençi e pret në SPAK; Balluku nxjerr filmime nga Rumania

Ndërsa këtë të hënë pritej në SPAK për t’u marrë në pyetje lidhur me disa fakte kompromentuese që kanë dalë nga telefoni i ish-vartësit të saj të burgosur, Ervis Berberi, zv.kryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Rumani për një takim informues me homologët e saj të Bashkimit Europian.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Balluku deklaroi se ka informuar në veçanti ministrin e Energjisë të Rumanisë për situatën energjetike në Shqipëri, duke theksuar se 10% e energjisë prodhohet me panele fotovoltaike, ndërsa 90% është energji hidrike.

Megjithatë, ajo që shqetëson publikun shqiptar në këto momente është se si do të veprojë zv.kryeministrja përballë drejtësisë. A do të pranojë hetimin? Si do t’i përgjigjet fakteve që prokurorët do t’ia vënë përpara? Do të japë dorëheqjen apo do të qëndrojë në detyrë, pavarësisht akuzave që SPAK i ngre?

Ende nuk dihet nëse Balluku ka kërkuar një datë tjetër më të përshtatshme për t’u paraqitur në SPAK, apo e ka sfiduar prokurorin e çështjes, Dritan Prençi, duke mos dhënë asnjë shpjegim për mungesën e saj.

Scroll to Top