Belinda Balluku pezullohet për korrupsion nga media franceze

“Le Figaro” për Ballukun: Zëvendëskryeministrja shqiptare pezullohet për korrupsion

Media e njohur franceze, “Le Figaro”, raporton për rastin e Belinda Ballukut, zv.kryeministrja shqiptare, e cila akuzohet për abuzim me tendera dhe është nën hetim për shkelje lidhur me disa lote të Unazës së Madhe të Tiranës, si dhe për rastin e tunelit të Llogarasë. Revist a franceze i bën jehonë pezullimit të saj nga detyra nga Gjykata Kushtetuese.

“Le Figaro” thekson se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga kushtet kryesore për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke përmendur gjithashtu se disa ministra të qeverisë Rama janë shënjestruar nga sistemi i drejtësisë për raste korrupsioni.

Ministrja, e cila ka qenë në qeveri që nga viti 2019, akuzohet për favorizim në tenderët që kanë të bëjnë me ndërtimin e një tuneli 5.9 kilometra të gjatë në jug të vendit, si dhe për tenderat e një pjese të Unazës së Tiranës.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë mbështeti të premten pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila akuzohet për korrupsion në prokurime publike. Si aleate e ngushtë e kryeministrit socialist Edi Rama, ajo u pezullua nga detyrat e saj më 20 nëntor nga një gjykatë speciale, pasi u padit nga prokuroria që heton rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjykata lëshoi gjithashtu një ndalim udhëtimi kundër saj në Shqipëri.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese, të cilën artikulli e cilëson si “të kapur nga qeveria”, e kishte autorizuar Belinda Ballukun, e cila është gjithashtu Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, të rifillonte detyrën e saj në dhjetor, në pritje të një vendimi. Të premten, ajo njoftoi se kishte “vendosur të rrëzonte ankesën dhe të mbështeste vendimin e gjykatës speciale, e cila e kishte pezulluar znj. Ballukun nga detyrat e saj”.

Belinda Balluku i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka deklaruar se do të bashkëpunojë me sistemin e drejtësisë. Kreu i qeverisë, Edi Rama, e denoncoi pezullimin si “një akt të hapur ndërhyrjeje në pavarësinë e degës ekzekutive”.

Disa ish-ministra në qeveritë e Edi Ramës, në pushtet që nga viti 2013, janë shënjestruar nga sistemi i drejtësisë në raste korrupsioni.

Scroll to Top