Belinda Balluku pezulluar, urdhra përjashtimi nga punësimi

Titulli: Biseda të reja nxjerrin në pah urdhrat për përjashtim nga punësimi: “Ky të mos marrë më punë”

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pezulluar nga detyra Belinda Ballukun, ish-zv/kryeministre dhe ministre. Ajo është marrë zyrtarisht e pandehur nga Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) tre javë më parë, e akuzuar për shkelje të barazisë në procedurat e tenderimit.

Janë zbuluar detaje të reja nga komunikimet mes znj. Balluku dhe vartësit të saj, Evis Berberi. Në kohën kur janë shkëmbyer këto mesazhe, z. Berberi mbante detyrën e drejtuesit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). Sipas dosjes hetimore, rezulton se zv/kryeministrja ka udhëzuar ish-kreun e ARRSH që të mos lejojë më që Lefter Gështenja, deputet i Partisë Demokratike nga Librazhdi, të marrë punë në Republikën e Shqipërisë.

Pjesë nga dosja:

  • Më datë 28.10.2021, ora 12:44, në aplikacionin “WhatsApp”, Belinda Balluku i ka përcjellë Evis Berberit mesazhin “Civil Cons”.
  • Në orën 12:44, Evis Berberi ka pyetur: “?”.
  • Në orën 12:44, Belinda Balluku i ka përcjellë sërish mesazhin: “Ka dhe nje firme konsulence per projektim supervizim me korab alikon. Jane supervizor tek porto romano“.
  • Në orën 12:45, Evis Berberi ka konfirmuar: “Po jane te Porto romano”.
  • Në orën 12:45, Belinda Balluku ka specifikuar: “Kte e ka Lefter Geshtenja, deputet I librazhdit I PD”.
  • Në orën 12:46, Evis Berberi ka pranuar: “Ok”.
  • Më pas, në orën 12:48, në aplikacionin “Signal Private Messenger”, Evis Berberi i ka dërguar Belinda Ballukut mesazhin: “Urgjente apo ne te ardhmen?”.
  • Në orën 12:50, Belinda Balluku ka sqaruar: “Jo, jo po mos ta shoh te marr tjeter pune ne rep e shqiperise”.
  • Në orën 12:50, Evis Berberi ka vlerësuar: “Eshte e lehte”.
Scroll to Top