Balluku me sy të nxirë: Një foto që po nxeh rrjetin
Një video e publikuar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, krah Liburn Aliut në Durrës, ka ngjallur kuriozitetin e publikut. Pyetja që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale është: A duket i nxirë syri i majtë i zv.kryeministres?
Në video, pamjet e vinçave të portit, drita e fortë e mesditës dhe cilësia e kamerës së telefonit duket se kanë theksuar asimetrinë e fytyrës. Një hije e pjesshme bie në anën e majtë të fytyrës së saj, duke e bërë konturin poshtë syrit dukshëm më të errët se ai i krahu tjetër.
Këto detaje kanë shtruar pyetje të shumta: A është thjesht një efekt i padrejtë i dritës? Mos vallë është faj i grimit? Apo mund të jetë pasojë e stresit, pagjumësisë, apo ndoshta një incident i vogël?
Siç ndodh shpesh në periudha politike të tensionuara, edhe çështjet estetike mund të bëhen lajm. Belinda Balluku është aktualisht në qendër të vëmendjes, sidomos pas raportimeve mediatike që e përmendin si “person nën hetim” nga SPAK. Pikërisht në këtë kontekst, një video e thjeshtë nga Durrësi ofron material për diskutime dhe spekulime në rrjetet sociale.
