Bellingham gati për Barcelonën, Real Madrid merr forcë

Synim mbetet ndeshja ndaj Barcelonës, ylli i Realit drejt rikuperimit të plotë

Quajeni si të doni, mesfushor sulmues apo sulmues që ndihmon mesfushën, por ai është Belingam. Më në fund, pas një përpjekjeje të dështuar në derbi, Xhud është gati. Pas asaj sfide, ai luajti 14 minuta në Almati dhe 30, tashmë në një formë më të mirë, kundër Vijarreal. Tani ai ka pasur dy javë stërvitje të forta me Çabi Alonson dhe gjithçka tregon se ai do të jetë titullar ndaj Getafes.

Ai konsiderohet një zgjidhje e supozuar për Madridin dhe një problem i supozuar për trajnerin. Mesfushori sulmues është lojtari më simpatik në një ekip; merr vendimet më të mira, është më tërheqës dhe shpesh më miqësor me median. Kjo është arsyeja pse ekziston një tundim pothuajse i papërmbajtshëm për t’i afruar ata, edhe nëse nuk përshtaten gjithmonë në ekosistemin e një skuadre.

Isko te Reali mund të shkruante një traktat mbi këtë. Ai ishte ndoshta organizatori më i pastër i dekadës së fundit, dhe as ditët e para të Ançelotit, as ato që erdhën më pas nuk krijuan një rol që i përshtatej në mënyrë të përkryer. Ai do të kishte nevojë, siç ka te Betisi, të formohej ekipi rreth tij, duke e bërë atë qendrën e atij universi. Por Reali kishte shumë yje, me Kristianon, Benzeman dhe Beilin aq shumë përpara në hierarkinë e skuadrës saqë pothuajse detyruan një formacion të përjetshëm 4-3-3. Kështu që ai shkëlqeu në disa raste, por nuk mundi të gjente vazhdimësi. Largimi i tij si mesfushor vetëm sa ia preu krahët.

Scroll to Top