Benet Beci hesht pas dy orësh në SPAK, akuzë për tendera

Benet Beci hesht para mediave pas dy orësh në SPAK

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka dalë nga ambientet e SPAK pas rreth dy orësh, duke mos dhënë asnjë koment për mediat. Beci është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, së bashku me shtatë vartës të tij.

Më herët, ai është thirrur nga prokurorët, ku ka dhënë shpjegime në lidhje me çështjen nën hetim.

Benet Beci ka ushtruar më parë funksionin e drejtorit të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve dhe, për disa vite, atë të drejtorit të KESH-it. Ai u largua nga ky post në vitin 2021, kur kandidoi për deputet të Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës.

Në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, Benet Beci u zgjodh kryetar i Bashkisë së Shkodrës.

Scroll to Top