Berisha: Agasi u arratis në Dubai, Çopjat si lavatriçe parash për AKSHI-n
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat, ka hedhur akuza të forta në drejtim të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKSHI) dhe drejtuesve të saj.
Sipas Berishës, paratë që dyshohet se vidheshin nga Mirlinda Karçanaj, Agasi dhe bashkëpunëtorë të tjerë, pastroheshin përmes grupit të njohur si ‘Çopja’. Ai gjithashtu ka deklaruar se Agasi është njoftuar paraprakisht për operacionin dhe masat ndaj tij nga Vlora Hyseni, Edi Rama apo Arben Kraja (referuar si Dumani).
Berisha ka theksuar:
- “Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi janë në Dubai, tek ‘çunat e Dubait’. Motra e Agasit është drejtoreshë juridike pranë AKSHI-t, ata janë të lidhur si familje aty.”
- “Ata rregullonin tenderat. Beqiri dhe Agasi kontrollonin të gjitha transaksionet e shqiptarëve nga kompjuteri i tyre. Këta kishin të gjithë databazën e bandave kriminale.”
- “Paratë që përfitonin nga AKSHI, Agasi, Beqiri, Frangu, përdornin si lavatriçe grupin e Çopjave, një person i lidhur me Francin. Kjo është e vërteta.”
Ai ka vijuar duke shtuar se këto janë mandatet kryesore, por Agasi ka ikur nga Shqipëria pasi është njoftuar, ose nga Vlora Hyseni, ose nga Edi Rama, ose nga Arben Kraja. Sipas tij, këta persona kanë qenë të besuar të Agasit, të cilët e kërcënonin për bashkëpunimin e tij me Suel Çelën.
Berisha ka krahasuar situatën me histori që nuk gjenden as në romane apo filma, duke deklaruar se “është larguar koka tjetër e mafies së kopshtit privat, Ermal Beqiri.”
Duke iu referuar zonjës Rama, ai ka shprehur habi nëse janë kryer kontrolle në Surrel, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë informacion. Ai ka pyetur nëse zonja Rama është thirrur për t’u marrë në pyetje, duke shtuar se “Është e regjistruar Geron Meçe që i thotë bashkëbiseduesit; po, tenderat i përcakton zonja! Është e njohur ajo. Është thirrur apo jo, e imagjinoni vetë ju!”, tha ai.
