Berisha për Ballukun: Lubia kërkoi me insistim nga Rama të mos e zëvendësonte
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të reja në lidhje me çështjen e Belinda Ballukut dhe hetimin e saj nga SPAK. Sipas Berishës, gjatë një debati shtatë-orësh mes Belinda Ballukut dhe kryeministrit Edi Rama në zyrën e këtij të fundit, Balluku ka kërkuar me këmbëngulje të mos emërohej askush tjetër në vendin e saj.
“Më jep kohë, se e zgjidh vetë në Gjykatën e Lartë”, i ka thënë Balluku kryeministrit, sipas denoncimit të kreut demokrat.
Berisha pretendon gjithashtu se drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, është vënë plotësisht në krah të Belinda Ballukut për të mbrojtur pozicionin e saj.
“Breaking News! Veshi i mureve informon: Vlora Hyseni në krah të Lubisë! Në debatin 7 orësh, përveç të tjerash, Lubia ka kërkuar me insistim: “Më jep kohë se e zgjidh vetë në Gjykatën e Lartë, mos emëro dikë tjetër në vendin tim”. Lidhja e Lubisë me Gjykatën e Lartë është Vlora Hyseni (SHISH). Pyetja është: a ka ndërhyrë personalisht SHISH tek 5 gjyqtare të GJL për të favorizuar Llagamin me porosi të KM duke i shantazhuar? A do përdorë këtë shantazh dhe për Belen?”, shkruan Berisha.
