Berisha akuzon Ballukun për 10 milionë euro vjedhje

Berisha: Balluku, hajdutja më e madhe në 120 vite shtet

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar mundësinë që kryeministri Edi Rama ta lëshojë apo jo zëvendësen e tij, Belinda Balluku. Ai ka deklaruar se ajo ka përfituar rreth 10 milionë euro nga veprimtaria e saj dhe ka shtuar se Rama nuk do të shpëtojë nga këto akuza.

Berisha e ka cilësuar Ballukun si hajduten më të madhe në 120 vite shtet shqiptar, duke theksuar se vjedhjet e saj, së bashku me kryeministrin Edi Rama, vijojnë prej 20 vitesh.

Ai ka vënë në dyshim nëse Rama do ta braktisë Ballukun, duke e krahasuar fatin e saj me atë të Veliajt.

“Tani, kur korrupsioni i saj me Edi Ramën është bërë sa Mali i Dajtit, i pakrahasueshëm, dhe unë ju thashë vetëm disa nga aferat së bashku bëjnë 2 miliardë euro, të kontrolluara nga KLSH. Por ajo deri një vit më parë ka administruar në portofolin e saj 12 miliardë euro. Unë ju garantoj se nga këto 12 miliardë euro, të paktën 10 miliardë janë vjedhur dhe shpërdoruar. Sepse unë e di sa kushton kjo dhe sa kushton ajo. Pra, në këtë rast, Rama mendon se shpëton me një supervizim prej një milion euro, si puna e fustaneve të Veliajt, duke thënë ‘nuk kam çfarë të bëj tani’. Rama mendon se kështu shpëton, por ai është përgjegjës kryesor dhe nuk do të shpëtojë kurrë nga vjedhjet e saj.”

“Nëse ka një njeri që ka vjedhur së bashku me Ramën, të paktën prej 20 e sa vitesh me radhë, kjo është Lubi Balluku. Kjo është e njohur. A po përpiqet Rama? Edhe ato që thotë se i bëri presion këtij dhe atij është skema e Veliajt. Ju kujtohet, i çoi punonjësit të gjithë, e rrethuan Skapi. Ju kujtohet fjalimi, empatia që tregoi ai për djalin e Erionit, që nuk kishte kush ku ta çonte këtu e aty. Pra, Rama sigurisht që po përpiqet të mos e zërë brenda mali që po shembet, por Rama është kryesori. Lubia ka shumë, Lubia është hajdutja më e tmerrshme, më e papërmbajtur e 113 viteve shtet shqiptar, pas Edi Ramës.”

Scroll to Top