Berisha: Mesazhet që “Lubia” i dërgonte Berberit, të diktuara nga Edi Rama
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paraqitur akuza të reja kundrejt kryeministrit Edi Rama, duke u bazuar në përgjimet e publikuara ditën e djeshme, ku dokumentoheshin komunikimet mes Ballukut dhe Evis Berberit, bashkëpunëtorit të saj të arrestuar.
Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se mesazhet ishin të diktuara drejtpërdrejt nga Rama.
“Lexoni mesazhet që ‘Lubia’ i dërgonte ‘Berberit’. Në çdo frazë ishin të diktuara nga Edi Rama. Ndaj ne do të merremi direkt me Edi Ramën,” – deklaroi Berisha.
Ish-kryeministri shtoi se opozita do të intensifikojë veprimet e saj politike, duke e konsideruar këtë si një “moment kyç për zbardhjen e ndërhyrjeve të qeverisë në drejtësi”.
