Berisha: A e keni parë Ramën se si i merrej fryma para “Lubisë” në Divjakë?
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke iu referuar akuzave ndaj kryeministrit Edi Rama për përfshirjen e tij në skandalin Balluku, u shpreh se kreu i qeverisë është i frikësuar nga “Lubia”. Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në rrjetet sociale, Berisha tha me ironi se Rama do të ishte gati t’i “shkrinte plumb në vesh” Lubisë.
“Po të mos ishte kjo, si fakt për t’u shpëtuar nga Lubia, Rama do t’i shkrinte dhe një plumb në vesh. E keni parë si i merrej fryma para saj në Divjakë. Si e humbi direkt!”, tha ai.
