Berisha flet për rolin dhe fuqinë e Ergys Agasit, duke e cilësuar si “organizator vrasjesh”
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Ergys Agasi ka marrë udhëzime nga Kryeministri Edi Rama dhe se fuqia e tij është rritur falë mbështetjes së Ramës.
Berisha ka ndarë detaje, duke cilësuar Taulant Ballën, Ervin Hoxhën dhe Çuçin si figurat më negative në politikën shqiptare. Ai theksoi se këta tre persona janë shkarkuar nga Agasi.
“Ju keni dëgjuar për Ergys Agasin. Çfarë është Ergys Agasi? Një njeri me zyrë të madhe që filmon çdo gjë, organizon vrasje, thërret gjyqtarë e kryepolicë. Ku është ky? Ky është Edi Rama. Ergys Agasi ishte një person pa rëndësi, por u bë i fuqishëm sepse ishte Edi Rama. Ai merrte çdo natë udhëzimet e Ramës,” tha Berisha.
“Nuk ka burra më të ligj se Taulant Balla, Ervin Hoxhaj dhe Çuçi. Të tre i ka hequr Gysi nga detyra sepse tregonte zero tolerancë ndaj tyre për të ndërhyrë në Policinë e krimit. Nuk keni punë ju me Prodën… I thanë atij, ministër, ne me këta tre kriminelë në Polici ndërpresim marrëdhënien, dhe ai u përgjigj se nuk ka autoritet tek ata. I gjithë autoriteti është tek Kryeministri… Ai e thirri ‘Mor legen, i tha, t’i ke thënë atyre që unë e kam në dorë’ dhe pas një muaji e shkarkoi. Por ky është Ergysi, Ergysi ishte Edi Rama. Ne qeverisemi nga një njeri që është kryetari i organizatës më të rrezikshme kriminale. Ndaj dhe ne jemi sot në një udhëkryq të rrezikshëm. Çdo ditë rreshtojmë vjedhjet e tyre… E vërteta është që ata vetëm vjedhin. Ata janë të pamëshirshëm. Tani që janë kapur, po bëjnë ligjin mburojë për të vazhduar vjedhjen vetë dhe ministrit të tij… Këtu ka një propagandë shumë të keqe… Rama ka tre muaj që mban shoqërinë shqiptare peng… Ka 3 muaj që të kapur në flagrancë me vjedhje që shkojnë mbi 1 miliardë euro dhe jo, thotë, nuk mund të pezullohet. Nuk mund t’i hiqet imuniteti. Sot shkonte vajtonte, derdhte lot për Lindën e AKSHI-t, që drejtonte sipërmarrjen e cila merrte peng biznesmenë…”, përfundoi ai.
