Berisha dënon pushtimin e xhamisë nga policia

Berisha: Dënoj fuqishëm pushtimin e vakëfit dhe xhamisë nga banditë me uniformë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se dënon me forcë të madhe pushtimin e vakëfit dhe të xhamisë nga forcat e uniformuara. Në një deklaratë për shtyp, kreu i opozitës u shpreh se, përveç nderimit të madh për ata që falin namazin, nuk do të ketë trazira nga protestuesit.

Sipas tij, mënyra se si mund të reagojë policia e shtetit nuk është përgjegjësi e opozitës apo e protestuesve. “Edhe njëherë, për të gjithë ata që agjërojnë, nderimin dhe respektin tim më të madh. Dënoj me forcën më të madhe pushtimin e vakëfit dhe të xhamisë nga banditë me uniformë dhe kërkoj që asnjë prej tyre të mos shkelë në territorin e vakëfit dhe të xhamisë. Protestuesit, absolutisht, përveç nderimit më të madh për ata që falin namazin në xhami, nuk mund të kenë asgjë tjetër.

Ata që hyjnë me uniforma, ata që përdorin territorin kundër protestuesve paqësorë, ata në ferr do të përfundojnë, në xhehenem, atje e kanë vendin. Ata kryejnë një akt dy herë më të rëndë. Prandaj, ne u shprehim respektin më të madh, se çfarë bëjnë banditët, ajo nuk është përgjegjësia jonë. Por ne do i çlirojmë shqiptarët edhe nga këta banditë,” tha Berisha.

Scroll to Top