Berisha denoncon motrën e Ballukut: E regjistruar si person fizik pa aktivitet

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB, por jo si avokate

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një tjetër denoncim që lidhet me Belinda Ballukun. Sipas tij, Pamela Qirko, motra e Belinda Ballukut, e cila sot ishte në cilësinë e avokates së saj, është regjistruar vetëm dje në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) si person fizik, pa asnjë lloj aktiviteti.

Berisha citon një pyetje nga një qytetar dixhital:

  • “Përshëndetje doktor. Kush mund të më sqarojë se çfarë veprimtarie ushtron subjekti Pamela Qirko, pasi Qendra Kombëtare e Biznesit e evidenton si subjekt tregtar pa objekt veprimtarie? Nëse do të ushtronte shërbime juridike, përfshirë edhe avokatinë, pse nuk pasqyrohet nga Qendra Kombëtare e Biznesit? A mund të ushtrojë aktivitet një avokat i paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe të deklarohet si i tillë para organeve të drejtësisë?”

Ai shtoi:

“Pamela është regjistruar vetëm sot kur nuk u arrit anullimi i akuzës ndaj Lubisë. Pamela nga Altin Troplini thirret me nderim ‘Shefe’! Kjo sepse Pamela, ‘Shefja’, ka bërë vetingun e tij me 4 shtëpi banimi, 3 të regjistruara në emër të tij, kurse në të katërtën banon me qira tek vjehrri. Ndaj dhe Altin Troplini e mbajti 3 muaj dosjen e Lubisë, motrës së ‘Shefes’?!” – shkruan Berisha.

Scroll to Top