Berisha denoncon skandalin madhor të Ramës dhe Ballukut

Berisha paralajmëron: Në orën 12:00 do të denoncoj skandalin e madh të Ramës dhe Ballukut

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, dënoi skandalin e quajtur “Balluku”. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se do të paraqesë dokumente dhe fakte për shqiptarët.

“Është një skandal madhor ndërkombëtar. Unë do të paraqes dokumente dhe fakte para shqiptarëve për aktin e paprecedent të Edi Ramës dhe Ballukut. Ata kanë kryer një skandal ndërkombëtar. Dje Rama mashtroi shqiptarët dhe Europën dhe unë do ta dënoj me forcën më të madhe”, tha ai.

Më tej, Berisha nënvizoi: “Në të gjitha hetimet e mia, gjykata ka dhënë vendime politike kundër meje. Por kush ja bën vetingun, ja bën atyre. I ranë kokës. Unë kisha dërguar nenin për heqjen e çdo lloj mbrojtjeje për deputetin, por këta e forcuan. Tani le të vazhdojmë.”

Scroll to Top