Berisha: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”

Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos, si “Puthja e Judës”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka konsideruar si një tradhti fjalimin që kryesocialisti Edi Rama mbajti gjatë homazhit të lamtumirës përparaardhësin e tij, Fatos Nano.

Përmes një statusi të shkurtër në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar fjalimin e Ramës për Nanon si “Puthja e Judës”, duke e shoqëruar me një video të publikuar në platformën e tij në Facebook.

Në homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, Partia Demokratike u përfaqësua nga nënkryetari Agron Gjekmarkaj dhe sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.

Scroll to Top