Berisha: Hetimi i plotë i 21 janarit në interesin tim

A ka fletëthirrje për 21 janarin? Berisha: Hetimi i plotë është në interesin tim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke dalë nga SPAK, iu është përgjigjur pyetjeve të mediave rreth një fletëthirrjeje për çështjen e 21 janarit.

Berisha u shpreh se zbardhja dhe hetimi i plotë i këtij rasti janë në interesin e tij dhe të PD-së, pasi sipas tij, demonstrata e 21 janarit 2011 kishte “një axhendë politike për përmbysjen e pushtetit”.

Kreu i PD theksoi se nuk mund të gjendet asnjë urdhër i dhënë për Gardën e Republikës për të qëlluar, pasi “nuk ka pasur asnjë urdhër nga askush”. Ai shtoi se Garda ka vepruar sipas ligjit, të miratuar nga mazhoranca socialiste para ardhjes së PD në pushtet në atë kohë.

“E dyta, nuk ka asnjë diskutim që hetimi i plotë dhe zbardhja e kësaj çështjeje është në interesin më maksimal të Sali Berishës dhe PD-së, sepse ajo ishte e qartë, një axhendë, demonstrata më e dhunshme me axhendë politike për përmbysjen e pushtetit. Nuk ka patur asnjë urdhër nga askush dhe nuk do e gjejnë kurrë, sepse nuk ka pasur kurrë. Garda ka vepruar sipas ligjit që është miratuar nga mazhoranca socialiste që ishte para ardhjes sonë në pushtet. Kaq. Ne çdo fletëthirrje që mund të më bëhet, unë paraqitem, kam konceptet e mia për shtetin, e kam vërtetuar këtë”, tha ai.

Scroll to Top