Berisha kërkon dorëheqjen e ministres Koçi pas vrasjes në Rinas

Vrasja e Gilmando Danit/ Berisha kërkon dorëheqjen e Albana Koçiut

Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike do të kërkojë dorëheqjen e ministres së Brendshme, Albana Koçiu, pas atentatit të djeshëm në Rinas, ku u ekzekutua Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

“Do të kërkojmë edhe dorëheqjen e menjëhershme të kësaj ministreshë, e cila ka probleme madhore dhe ne do të kërkojmë largimin e saj. Natyrisht, nuk kam prova se ajo është e përfshirë në skenarin e ekzekutimit të Danit në vendin më të sigurt, pasi aty janë profesionistë të tjerë që merren me këto organizime. Por, mënyra se si ajo reagon dhe sillet, e bën atë përgjegjëse për të gjitha këto dështime që ndodhin,” tha Berisha.

Scroll to Top