Berisha kërkon hetim për dosjen Rama-Mogherini, SkyECC

Dosja ‘Rama-Mogerini’, Berisha kërkon hetimin e komunikimeve në SkyECC dhe Matrix

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp të mbajtur në selinë e partisë, i ka bërë thirrje Prokurorisë Publike Europiane, Prokurorisë së Mbretërisë së Belgjikës dhe OLAF-it, që të hetojnë komunikimet mes kryeministrit Edi Rama dhe Federika Mogherinit. Kjo kërkesë lidhet me tenderin për ndërtimin e kampusit të Kolegjit Europian në Tiranë.

Kryedemokrati ka theksuar gatishmërinë e Partisë Demokratike për të kontribuar në zbardhjen e aferave të mazhorancës.

“Dosja ‘Rama-Mogherini’ është shumë më e rëndë se ajo e Kolegjit Europian. U bëj thirrje Prokurorisë Publike Europiane, Prokurorisë së Mbretërisë së Belgjikës dhe OLAF-it, të hetojnë marrëveshjen e fshehtë për ndërtimin e kampusit të Kolegjit Europian në Tiranë. Të hetojnë e-mailet dhe komunikimet e tyre të koduara, SkyECC, Matrix, të cilat janë vërtetuar se Rama i ka përdorur edhe më parë, siç është rasti i McGonigal. U bëj thirrje të hetojnë aferat korruptive të Ramës dhe ministrave të tij. PD është gati të kontribuojë për zbardhjen e këtyre aferave”, tha ai.

Scroll to Top