Berisha komentoi takimin e Salianjit dhe Alimehmetit me kandidatët më të votuar të Primareve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar takimin e mbajtur nga Ervin Salianji me kandidatët më të votuar të procesit të Primareve. Gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha deklaroi se askush nuk është përjashtuar nga partia.
Ai shtoi se problemi kryesor ka qenë angazhimi i plotë në mbrojtjen e votës.
“Unë i kam takuar ose telefonuar të gjithë kandidatët e Primareve. Vetë Salianji ka qenë disa herë në këtë zyrë, ndërsa Alimehmeti edhe më shpesh. Në këtë kuadër, askush nuk është i përjashtuar nga kjo parti. Ka pasur një problem serioz, angazhimin tonë total në mbrojtjen e votës. Nëse rikujtoni deklaratat e mia, ato ishin 12, dhe e para ishte me Edi Ramën se nuk do të ketë zgjedhje, por unë bëra një zotim që do të mbroj votën”, tha ai.
